SHPËRNDAJE

Është publikuar kalendari i ndeshjeve të Ligës Premier për sezonin 2017-2018.

Liga Premier fillon më 12 gusht dhe kampioni Chelsea e fillon aventurën ndaj Burnleyt në shtëpi, kurse Manchester United e pret Ëest Hamin në Old Trafford.

Brighton e pret Manchester Cityn në ndeshjen e parë të sezonit, teksa Newcastle do ta presë Tottenhamin.

Arsenali e starton sezonin në shtëpi ndaj Leicesterit, kurse Liverpooil i shkon Watfordit.

Dueli i parë mes rivalëve për titull në Ligën Permier pritet të zhvillohet në javën e dytë më 19 ose 20 gusht, kur Tottenham Hotspurs e zhvillon ndeshjen e parë në Wembley ndaj rivalëve londinezë të Chelseat.

Gushti mbyllet me një derbi mes Liverpoolit dhe Arsenailt në prag të ndeshjeve të kombëtareve për kualifikim në Botërorin, Rusia 2018.

Derbi i parë i Mançesterit për këtë sezon është në Old Trafford më 9 dhjetor, kurse derbi i parë i madh mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit është më 14 tetor.

Arsenali i shkon Chelseat më 19 shtator, teksa në nëntor e pret Tottenhamin në Emirates.

Fundjava e parë e nëntorit i shehë ndeshjet mes rivalëve, Chelseat në shtëpi ndaj Unitedit dhe Manchester Cityt ndaj Arsenalit.

Fillimi i vitit 2018 pritet të jetë shumë interesant pasi Arsenali do të përballet me Chelsean në ditën e vitit të ri dhe Manchester United i shkon Evertonit.

Ndeshjet e fundit të sezonit të ardhshëm të Ligës Premier zhvillohen të dielën më 13 maj.