SHPËRNDAJE

Ai tha se do të jetë i fokusuar dhe do të punojë me profesionalizëm
Claudio Ranieri sezonin e ri do ta kalojë me Nantes, në bankën e të cilës do të zëvendësojë Sergio Conceicao.

“Ende nuk është zyrtare, ende nuk kam nënshkruar asgjë, por ekziston marrëveshja me presidentin”, ka thënë italiani, i cili është në pritje të lejes së Francës për të drejtuar skuadrën, pasiqë është më i vjetër se 65 vjeç.

Në krye të Nantes është ish-deputeti francez, Raymond Domenech, i cili ka krijuar pak probleme.

“Do të punoj me profesionalizëm dhe i fokusuar, andaj nuk mërzitem shumë se çfarë thonë të tjerët. Ndërsa kur flas për Domenech, ai ishte gjithmonë bizar”, tha Ranieri.