SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Anglisë, Marcus Rashford, ka thënë se skuadra e tij Manchester United,duhet që në radhët e veta të sjellë sa më shumë futbollistë të njohur.

Madje, ai ka miratuar lëvizjen e raportuar të klubit për Alvaro Morata.

“Në një klub të madh ju do të tërhiqni lojtarë të mëdhenj dhe kjo është ajo që ne duam. Me ndihmën e tyre ne do të fitonim edhe më shumë tituj”,  ka thënë, sulmuesi i ri i United për Sky Sports.

Kujtomë se skuadra nga Old Trafford, do të ndeshet  me ekipin e Real e Madridit, në Super Kupën e Evropës , ballafaqim ky që zhvillohet në Shkup.