SHPËRNDAJE

Llogaria zyrtare e Real Madridi në Facebook është hakuar nga hakerët. Këta të fundit kanë “zyrtarizuar” transferimin e Lionel Messit nga Barcelona

Faqja zyrtare e Real Madridit në Facebook është hakuar, të shtunën në mëngjes, me ç’rast është zyrtarizuar transferimi i yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

“Mirë se vini Messi”, ishte shkruar në faqen zyrtare të kampionit të Spanjës dhe Evropës, përcjell Express.

Por, pas pak minutave Real Madrid ka konfirmuar se faqja e tyre është hakuar, raporton Goal, përcjell Express.

Viktimë e hakërreve ditë më parë ishte edhe Barcelona. Faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter ishte hakuar, të mërkurën në mëngjes, me ç’rast është zyrtarizuar transferimi i yllit të PSG-së, Angel Di Maria.