SHPËRNDAJE

Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Real Madrid është gati t’ia rrëmbej Ajaxit mbrojtësin, Davinson Sanchez.

Sipas Don Balon, Tottenham është shumë pranë kolumbianit, por së fundmi në garë ka hyrë Real Madrid dhe është gati të paguajë 50 milionë euro, 3 më shumë se skuadra angleze.

Mbrojtësi 21 vjeçar ka treguar paraqitje fantastike në sezonin e fundit, duke bindur kështu trajnerin Zinedine Zidane dhe presidentin Florentino Perez.

Për Sanchez interesohen edhe skuadrat tjera të mëdha si Manchester United dhe Barcelona. /Express