SHPËRNDAJE

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka dhënë një intervistë për “The Times” teksa zbuloi se po e merr në konsideratë të ri-dizajnoj formatin e Ligën e Kampionëve.

Në këtë mënyrë po mendohet se skuadrat që arrijnë në çerekfinale, të kenë një vend të garantuar në fazën e grupeve të sezonit të ardhshëm.

Sigurisht, slloveni ashtu sikurse paraardhësi i tij, Mishel Platini, duke folur për këtë propozim thotë se në këtë formë dëshiron të mbrojnë klubet e vogla sikurse Ajaxi, e cila befasoi me paraqitjet në këtë sezon në ligën elitare për klubet evropiane.

Në fakt, Ajaxi ka mposhtur ekipe të mëdha në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe ka arritur në fazën finale duke fituar paratë e destinuara për ekipet mëdha, të cilave u kanë takuar dhjetëra miliona euro.

Me këtë reformë, Real Madridi, Juventusi dhe UEFA sigurohen që asnjë klub mos tu prish planet e tyre nga klubet e vogla.

Ceferin, i cili në mënyrë deklarative gjithmonë luftoi kundër Superligës Evropiane, në këtë formë dëshiron që t’i favorizojë klubet e pasura. Dhe Liga e Kampionëve mbetet vetëm një emër në letër.