SHPËRNDAJE

Futbollisti  28-vjeçar, Ivan Perisic do të largohet nga skuadra e Serie A dhe drejtori i futbollit Walter Sabatini, ka pranuar se ata janë të hapur për bisedime me klubet tjera.

Inter ka rihapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Manchester United për Ivan Perisic, duke pranuar se një marrëveshje shkëmbimi mund të jetë e mundur për lojtarin që dëshiron të largohet nga klubi.

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, hodhi poshtë idenë e Perisic që po lëviz në drejtë Premierligës të mërkurën, duke pretenduar se lëvizja “nuk  do të  ndodh”.

Ana e Jose Mourinhos është e gatshme të paguajë 30 milionë euro për futbollistin , por skuadra e Serie A kërkon rreth 45 milionë euro për të.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, është përpjekur të bindë  Perisicin që të qëndrojë, por anësori ka marrë vendimin e tij për t’u larguar dhe është gjithnjë e më e mundshme që ai do të shkojë në Old Trafford./GazetaDirekt.