SHPËRNDAJE

Musa Selimi, në edicionin e ri të garave do ta udhëheqë ekipin e Ramiz Sadikut, lajm të cilin e ka bërë të ditur vetë trajneri.

“Nga sot bashkë me drejtorin e K.F Ramiz Sadiku, Agron Mecinaj u dakorduam të ecim së bashku për edicionin e ri. Shpresojmë të ecim sigurt në realizimin e objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftim e bërë në profilin e tij në facebook.

Kujtojmë se Selimi, ka qenë pjesë e shumë skuadrave të mëdha në futbollin kosovar, derisa është dekan edhe në Fakultetin e Shkencave Sportive në Prishtinë./Gazeta Direkt