16 C
Pristina
E diel, 22 Shtator, 2019
Ballina SPORT Rimeçi ndërmjet Joshuas dhe Ruizit pritet të zhvillohet në Britani të Madhe

Rimeçi ndërmjet Joshuas dhe Ruizit pritet të zhvillohet në Britani të Madhe

SHPËRNDAJE

Eddie Hearn ka thënë se Anthony Joshua është i vendosur që rimeçi me Andy Ruiz Jr. të ndodhë në Britani të Madhe.

Boksieri britanik dëshiron hakmarrje ndaj meksikano-amerikanit, i cili e shokoi botën e boksit duke ia rrëmbyer britanikut titujt e kampionit në muajin maj.

Menjëherë pasi e humbi duelin në Madison Square Garden të New Yorkut me nokaut teknik (duke u rrëzuar plot katër herë), Joshua e aktivizoi klauzolën për rimeç, ndërsa ishte spekuluar se dueli do të ndodhte ose në Cardiff ose sërish në New York.

Megjithatë, përmes një postimi në Twitter, promovuesi i tij ka lënë të kuptohet se AJ dëshiron që përballja të ndodhë në Britani të Madhe.

“Zjarri djeg më fort. Puna e madhe fillon… lajmet vijnë së shpejti”, ka shkruar Hearn në postimin, të cilin e ka shoqëruar me një flamur të Britanisë së Madhe.

https://twitter.com/EddieHearn/status/1147881891258937344