SHPËRNDAJE

Legjenda e Brazilit, Roberto Carlos është përfshirë në thashetheme ku akuzohet së fundmi se ka përdorur substancë të ndaluar doping, madje në periudhën kur ai fitoi Kupën e Botës.

Ish-mbrojtësi i Real Madrid përmendet në një dokumentar të rrjetit televiziv gjerman “ARD” që thekson se gjatë Botërorit të vitit 2002, ku Brazili u shpall kampion, ai ka marrë substanca të ndaluara.

Në këtë dokumentar, gazetarët të cilët pretendonin se ishin sportistë, blenë substanca të palejuara nga doktori Hulio Cesar Alves, i cili deklaronte se ishte u jepte doping dhjetëra sportistëve brazilianë prej shumë vitesh.

Ndërsa autoritetet braziliane kishin dijeni për aktivitetin e tij dhe kishin përgatitur një dosje për shkeljet, mes të tjerave binte në sy edhe një pretendim se Roberto Carlos kishte takuar doktorin në fjalë pak para fillimit të Botërorit 2002. Këtë pretendim e pohonte vetë doktori para kamerës së fshehtë.

“E trajtova Roberto Carlosin, futbollistin e përfaqësueses. Ai erdhi te unë që në moshën 15 vjeçare, e ndihmova që të bënte muskulaturën e kofshëve. Isha unë që bëra të mundur që Roberto Karlos të kishte atë muskulaturë që ka edhe sot”, pretendonte doktori në fjalë para kamerave.

Televizioni gjerman ARD tashmë është në pritje të reagimit të ish-mbrojtësit, i cili nuk ka pranuar të flasë për momentin.