SHPËRNDAJE

Raportet italiane sugjerojnë se Milani ka një marrëveshje për Ricardo Rodriguez, dhe ai do të mbërrijë për teste mjekësore nesër (e martë). 

Interesimi i Rossonerëve në mbrojtësin e Wolfsburgut është i mirënjohur tanimë, dhe ai dëshiron të largohet nga klubi gjerman, pasi ata kanë shmangur rënien na kategoria këtë sezon.

Tani SportMediaset raporton se është gjetur një marrëveshje me lojtarin dhe klubin e tij, për një transferim që pritet të jetë në vlerë rreth 15 milionë eurove.

Mediumi italian beson se Rodriguez do të jetë në Itali nesër për të marrë testet mjekësore, përpara se zyrtarisht të shpallet si lojtar i klubit kuqezi.

Sky gjithashtu beson se një marrëveshje është e afërt, por pret që testet mjekësore nuk do të jenë deri të mërkurën në mëngjes.