SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo do të kërkojë ta barazojë sonte Lionel Messin sa i përket golave të shënuar në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Juuventusi dhe Real Madridi do të kërkojnë të mbyllin sezonin me një tjetër trofe, kur të takohen në “Millennium Stadium” nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është më shumë se një finale për dyja skuadrat, që kërkojnë të shkruajnë historinë.

Juve do të kërkojë të kompletojë tripletën e famshme për herë të parë në histori të klubit, derisa kampioni aktual i kësaj gare, Real Madridi, do të tentojë ta fitojë sërish trofeun e Ligës së Kampionëve, për t’u bërë skuadra e parë në histori që fiton dy herë me radhë këtë trofe.

Sytë i kanë gjithë te Cristiano Ronaldo, i cili përveç se mund të ndihmojë Real Madridin, mund edhe ta barazojë me gola Leo Messin në aspektin personal.

Ylli i Barcelonës ka shënuar këtë edicion 11 gola në Ligën e Kampionëve, derisa Ronaldo falë het’trikëve ndaj Atletico Madridit e Bayern Munich, ka shkuar në kuotën e 10 golave, një larg Messit, transmeton Gazeta Express.

Ja pesë golashënuesit më të mirë: