SHPËRNDAJE

 

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, është në vrullin e përgatitjeve  për ndeshjen kundër Izraelit , të cilën e zhvillon me 11 qershor. Para këtij dueli, futbollistët janë shprehur optimistë se do të dalin fitues.

“Luaj pothuajse në çdo pozicion, mesfushor i djathtë, i majtë, në sulm. Besoj se pozicioni im i preferuar është mesfushor i djathtë. Edhe ekipe me të mëdha kanë humbur me Luksemburgun, por kishim tre katër mundësi për ta mbyllur ndeshjen. Ka shumë skema që kemi aplikuar në stërvitje, pak e vështirë sepse Izraeli ka ekip të mirë, por besoj se ne jemi më lart.

E kam ndjekur Izraelin në ndeshjet me Maqedoninë dhe Italinë. Ne duhet të japim maksimumin dhe nëse marrim fitoren shumë humbje që kemi bërë shumëzohen me zero. Përqendrimi është më i rëndësishëm në futboll, ndan suksesin me humbjen.

Shqipëria arriti në një nivel ku nuk kishte qenë kurrë. Nuk kemi probleme, skuadra di të rinovohet vit pas viti sepse do të vijnë elementë nga shpresat. Normale që më mungon Balaj kam qëndruar gjithmonë me të”, ka thënë, Odise Roshi.