SHPËRNDAJE

Klubi i futsalit, Mabetex Prishtina, nuk arriti që të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve, por tregoi në parket një lojë të mirë, ani pse përballë kishte një skuadër si Barcelona.

Ekipit prishtinas përballë kishte kampionin në fuqi të Evropës, që i mposhti kosovarët me rezultat ,9-2.

Gjithsesi kjo nuk i ka demotivuar skuadrën nga kryeqytetit, pasi për ta ky duel ndaj spanjollëve ishte historik.

Jeton Rukovci, kapiteni i Mabetex Prishtina, ka folur për këtë përballje ndaj ekipit kampion të Evropës, i cili sipas tij ishte ngjarje historike.

Ai, rrëfen edhe për pritjen që iu është bërë nga nikoqiri, duke treguar se atmosfera ka qenë shumë e mirë.

“Ishte një ndjenjë e veçantë, ngjarje historike për neve. Barcelona, është një klub i madh në futsal me shumë histori dhe me lojtarë më të mirë. Ishte kënaqësi t”i kishim përball.

“Mikpritja ishte shumë e mirë nga ekipi nikoqir si brenda fushës po ashtu edhe jashtë, gjatë gjithë kohës atmosfera ishte në nivel.

“Mendoj që u paraqitem mirë, u mbajtëm mire deri në fundin e pjesës së parë, pastaj na ra koncentrimi dhe pranuam 5 gola të shpejtë.

“ Megjithatë ishte një eksperiencë shumë e mirë dhe neve na mbetet të punojmë shumë për paraqitje më të mira në nivele më të larta”, ka deklaruar për GazetënDirekt, kapiteni Rukovci.

Përkundër rezultatit, futbollistët e Mabetex Prishtina arritën të tregojnë kualitetin e tyre ./GazetaDirekt/