SHPËRNDAJE

Sulmuesi kuqezi pranë akordit me gjigandin grek. Sulmuesi shqiptar Armand Sadiku duket se do ndryshojë destinacion ne karrieren e tij. Stacioni i ri për 26-vjeçarin është skuadra greke e Panathinaikos .
Paraqitjet mbreslënëse të futbollistit elbasanas me Luganon ne kampionatin zviceran të futbollit, kanë rënë në sy të klubit me emër në greqi Panathinakos.

Por edhe 2 golat e realizuar ndaj Izraelit së fundmi në fitoren e Shqipërisë 3-0 në Izrael duket se kanë bërë efektin e menjëhershën në interesimin e shumë klubeve të ndryshme.
“I prasini” janë futur thellë në operacionin Sadiku dhe janë gati të paguajnë shtrejt faturën e tij për një transferim të mundshëm në Athinë.

Duket se Panathinakos është një hap me pranë se Makabi Haifa në negociatat.

Pas interesimeve që erdhën nga Izraeli, skuadra greke e dytë më e titulluar në Greqi duket se është shumë pranë akordit me Sadikun.

Ketë e ka konfirmuar vetë lojtari për të përditshmen Gazzetta.gr:
“Po, jam në dijeni për interesimin e Panathinakos dhe jam i nderuar nga kjo gjë. Menaxheri im është në kontakte me klubin, mendoj se jemi pranë akordit. Por për momentin nuk mund të them më shumë.”