SHPËRNDAJE

Alexis Sanchez ka thënë se ardhmja e tij varen nga agjenti, i cili do të bisedojë me klubin.
Sulmuesi kilian është i lidhur me një largim nga Arsenali, me dy destinacionet e mundshme Bayern Munichun dhe Manchester Cityn.

Kicker raportoi gjatë ditës se për të arritur deri te shërbimet e yllit të Arsenalit, Bayern është gati t’i ofrojë kontratë katër vjeçare me nga 480,000 euro në javë, apo 23 milionë euro në vit.

Sido që të jetë, ish sumuesli i Barcelonës nuk e ka mohuar se mund të largohet nga Arsenali, duke lënë gjithçka në dorë të agjentit të tij.

“Po shikoj se çfarë po bën agjenti im. Tani për tani jam i fokusuar në Kupën e Konfederatave në Rusi dhe dua të kem sukses”, tha ai.

“E vërteta është se agjenti im do të merret me këtë çështje. Ai e di dhe do të ulet me klubin për të shikuar opsionin më të mirë për mua”, shtoi Sanchez për Cooperativa.