SHPËRNDAJE

Santos do të ankohet në FIFA në kurriz të Barcelonës.

E përditshmja braziliani “Globo Esporte” shkruan se Barca shumë shpejt do ta gjen veten në bankën e akuzuarve të FIFAs shkaku i Lucas Limas.

Mediat raportuan se katalonasit kanë arritur marrëveshje me Liman, të cilit do t’i mbarojë kontrata me skuadrën braziliane gjatë janarit të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Lima është i lirë të flasë me klubet gjatë gjashtë muaj para fundit të kontratës dhe jo më parë.

Kjo ka bërë që Santosi ta dërgojë çështjen në Federatën Botërore të Futbollit, ku brazilianët tashmë kanë paditur katalonasit në çështjen e Neymarit, i cili në të njëjtën mënyrë ishte lejuar prej Brazilit.