SHPËRNDAJE

Ish-presidenti i FIFA-s , Sepp Blatter ka pohuar  se Cristiano Ronaldo, është i pafajshëm, pas akuzave që mori ai nga  autoritetet spanjolle mbi tatimet. Prokurorët kanë paraqitur një ankesë në të cilën akuzuan Ronaldon për një shkelje të detyrimeve të tij tatimore, duke arritur në një shifër prej 14.7 milionë euro.

Përfaqësuesit e Topit të Artë, Gestifute, kanë mohuar akuzën, ndërsa klubi i tij Real Madrid ka thënë se ata janë absolutisht të bindur se lojtari i tyre, Cristiano Ronaldo do të provojë pafajësinë e tij të plotë në këtë proces.

Në një intervistë me RTS, zvicerani 81-vjeçar  Sepp Blatter, pretendoi se situata e Ronaldos është pasojë e mosbesimit endemik në futboll krahasuar me sportet e tjera të elitës.

“Cristiano Ronaldo është i pafajshëm. Nuk është mirë, por ne gjithsesi  besojmë në pafajësinë ë tij. Kjo është arsyeja pse ky sport ,futbolli ka vendosur disa masa mbrojtëse”, ka thënë Blatter.