SHPËRNDAJE

Boksierët shqiptarë, po lënë gjurmë të pashlyeshme në arenën ndërkombëtare.

Arritjet e sukseset e tyre nëpër botë, po i bëjnë krenarë çdo herë e më shumë shqiptarët. Në atë rrugë po synon të ecë edhe boksieri kosovar, Granit Shala.

Ai, ka paralajmëruar një kthim edhe më të fuqishëm në vitin 2021, duke deklaruar se një titull synon ta sjellë në Kosovë,përcjell GazetaDiekt.

Shala, ka kohë që ka nisur përgatitjet, duke u stërvitur kështu me orë e ditë të tëra, në mënyrë që kur të rikthehet në ring, të jetë më i fortë se kurrë.

Shala deri më tani i ka të regjistruar shtatë fitore./GazetaDirket/