SHPËRNDAJE

Xherdan Shaqiri duket që nuk e ka me nxitim largimin nga Stoke City dhe pretendon se do të largohet nga klubi në ‘bet365 Stadium’ vetëm nëse “gjithçka është në rregull” te ndonjë klub i madh.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës iu bashkua Stoke Cityt nga Interi në vitin 2005 dhe që nga atëherë ka arritur të bëhet një figurë kyçe te skuadra në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

25-vjeçari është kërkuar sërish për transferim larg nga klubi anglez , por transferimi nuk është prioritet për sulmuesin.

“Kam kontratë me Stoke Cityn deri në vitin 2020”, tha ai për ‘Blick’. “Nëse do të largohesha nga Stoke, kjo do të ishte për një klub të madh, ku gjithçka do të ishte mirë”

Shaqiri ka munguar në një numër të madh ndeshjes për shkak të lëndimit në pulpë të këmbës gjatë edicionit 2016-17.