SHPËRNDAJE

Kombëtarja  e Shqipërisë e ka mposhtur atë të Kosovës me rezultat 2-1, në ndeshjen vëllazërore që u zhvillua sot në “Elbasan Arena”

Skuadra kuqezi  në pjesën e parë nuk u vërejtë shumë por që  në rastin e parë të treguar, arriti të shënonte me Bekim Balajn, për 1:0 në minutën e 31 të takimit.

Me epërsinë e ekipit vendas përdundoi pjesa e parë. Pjesa e dytë i takoi më shumë Shqipërisë e cila arriti të shënojë edhe golin e dytë në minutën e 65 nga Myrto Uzuni,përcjell GazetaDirekt.

Ajo çfarë bëri Kosova në këtë ndeshje ishte vetëm një gol që e realiizoi nga pika e bardhë. Golashënues ishte Vedat Muriqi.

Me rezultat, 2:1, në favor të Shqipërisë u pëmbyll  kjo ndeshje miqësore./GazetaDirket/