SHPËRNDAJE

KB Sigal Prishtina arriti që për sezonin 2016/17 të dalë fituese e titullit të Kampionit në Superligë, e kësisoj do të na përfaqësojë në kualifikimet e garës së Ligës së Kampionëve .

Ky ishte titulli i 12-të i fituar që nga pas lufta për klubit Sigal Prishtina, e i 32-të në përgjithësi në histori të klubit, duke dëshmuar kështu se ekipi bardhekaltër ka qenë dominues në basketbollin kosovar.

Duke qenë se Prishtina do të garojë në garën prestigjioze  të Ligës së Kampioneve, padyshim se ekipi në fjalë do të fillojë të  përgatitet maksimalisht që të tregohet sa më e suksesshme, përballë ekipeve kundërshtare.

Drejtori i KB Sigal Prishtina, Florian Miftari, ka treguar për GazetënDirekt, se këto ditë klubi do të mbajë një mbledhje, në të cilën do të vendoset për përgatitjet, përforcimet, dhe lëvizjet e reja që do të bëhen brenda skuadrës.  Kujtojmë se këtë sezon  Sigal Prishtina, ka fituar edhe Kupën e Kosovës./GazetaDirekt