SHPËRNDAJE

Teuta është pranë nënshkrimit me mesfushorin Milan Kociç.

27-vjeçari nga Slloveni është prej disa ditësh në bisedime me klubin durrsak dhe marrëveshja pritet
të arrihet brenda pak ditësh.

Kociç, i cili luan edhe si mbrojtës krahu do të jetë afrimi i dytë i Teutës në këtë merkato vere pas
qendërmbrojtësit kroat Ante Hrkaç.

Milan Kociç, sezonin e fundit u aktivizua me ekipin e Aluminij në Slloveni.
Në të shkuarën, 27-vjeçari ka luajtur edhe me skuadrat e Triestinas, Shumen 2010, TSV Haterberg
dhe Rudar Velenje.