SHPËRNDAJE

Britanezja “The Sun” ka paraqitur sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane meritor për “Topin e Artë”.

Kane është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në Tottenham andaj The Sun beson se ai duhet të jetë kandidat për çmimin e futbollistit më të mirë në botë.

“Topi i artë” ose “Ballon d’Or”, shpesh referohet edhe si çmimi Futbollisti Evropian i Vitit, është një çmim vjetor i shoqatës së futbollit. Çmimi i jepet lojtarit i cili konsiderohet të ketë bërë performancën më të mirë deri në fund të vitit sipas kalendarit.

Çmimi u konceptua nga kryredaktori i revistës France Football – Gabriel Hanot , i cili kërkoi nga kolegët e tij për të votuar për lojtar të vitit në Evropë në vitin 1956.Fituesi i parë ishte Stanley Matthews i Blackpool, ndërsa i fundit në vitin 2016, ishte Cristiano Ronaldo.