SHPËRNDAJE

Gines Carvajal, agjenti i sulmuesit spanjoll, ka folur rreth një transferimi të mundshëm të Deulofeu-t në Romë.

“Roma është një klub i madh, është një opsion i mundshëm” , ka bërë të qartë agjenti i Deulofeut.

Ai nuk ka folur më shumë por ka lënë hapësirë të mjaftueshme që Roma të dërgojë një ofertë sulmuesit spanjoll.

“Mbetet për t’u parë…” ishin fjalët e tij në fund, duke mos thënë më shumë.

Deulofeu për Milanin këtë sezon kishte 17 paraqitje, 4 gola dhe 3 asistime në Serie A, nga janari deri në maj 2017.