SHPËRNDAJE

Trajneri I përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Igor Angelloski para ndeshjes së nesërme kontrolluese me Turqinë, në takimin e sotëm me gazetarë edhe një herë përsëriti qëndrimin e tij se Maqedonia edhe në këtë përballje me kundërshtar me renome do të luajë për fitore.

“Të gjithë e dimë se nesër kemi një përballje miqësore me Turqinë. E dimë se Turqia është një kombëtare e cila disponon me shumë futbollist cilësor, ndërsa ne nuk kishim mundësi të që kryejnë një kontroll të vërtetë ndaj futbollistëve tanë.

Gjatë publikimit të listës thashë se pres që futbollistët të përsërisin nivelin e lojës nga ndeshjet e mëparshme dhe të mbajmë atë nivel të lojës edhe kundër një kundërshtari të tillë. Gjithsesi se duam rezultat pozitiv. Përsëris se për mua çdo ndeshje është e rëndësishme. Ne do futemi në lojë për të fituar.”, tha trajneri Angellovski.