SHPËRNDAJE

Ish-zëvendëstrajneri i Kombëtares, Paolo Tramezzani, i cili këtë sezon shkroi historinë me klubin e Luganos duke e kualifikuar në Ligën e Evropës, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ecurinë e Shqipërisë në këtë periudhë, si dhe për sfidën e së dielës ndaj Izraelit. 

Ai është optimist dhe beson se Kombëtarja do të bëjë një paraqitje dinjitoze në ndeshjet e mbetura për kualifikueset e botërorit.

Unë kam besim që ky ekip mund të japë rezultate në ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve dhe pse renditja e shikon larg vendeve të para. Jam i bindur që do ta mbyllë me një pozitë të mirë edhe pse ka rivalë të fortë.

“Izraeli është një skuadër e fortë, luan si grup, ka futbollistë me cilësi të mira në sulm dhe luajnë me skuadra të rëndësishme. Mendoj se Kombëtarja do të dijë të organizohet dhe të zhvillojë një ndeshje të mirë”.

Ak ka vlërsuar edhe disa lojtarë të rinj të kombëtares dhe dy prej tyre kanë dalë nga futbolli i Kosovës.

“Strakoshën, Latifin dhe Grezdën i njoh mirë pasi i kam ndjekur në të kaluarën, janë djem tepër interesant”.

“Strakosha zhvilloi një sezon të mire te Lazio duke lënë në stol Marcettin. Latifi dhe Grezda janë lojtarë shumë të shpejtë. Mendoj se do të jenë gjatë pjesë e Kombëtares”, ka thënë italiani.