SHPËRNDAJE

Ekipi nga Mitrovica, Trepça ’89, sot do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Vikingur, në kuadër të kualifikimit të Ligës së Kampionëve.

Përballja mes dy ekipeve do të luhet sot në stadiumin “Adem Jashari “, në Mitrovicë dhe nisë nga ora 18:00.

Kujtojmë se ndeshjen e parë, ekipi i “Minatorëve” e humbi me rezultat 2-1, e të vetmin gol për ekipin mitrovicas e shënoi, Fiton Hajdari. /GazetaDirekt.