SHPËRNDAJE

Sot ekspedita e Kampionëve,Trepça ’89 ka udhëtuar drejtë Sllovenisë, në mënyrë që të përgatitet për garat evropiane.

Ekipi nga Mitrovica, ka bërë të ditur se në Slloveni do të qëndrojnë plotë dymbëdhjetë ditë.

Përveç përgatitjeve KFTrepça’89, do të zhvillojë edhe tri ndeshje kontrolluese:

15.06.2017

KF Trepça’89 – MFK Ruzomberok (Sllovaki)

19.06.2017
KF Trepça’89 – FC Astra (Rumani)

22.06.2017
KF Trepça’89 – FK Olimpia (Slloveni)