SHPËRNDAJE

Ndeshja e barazhit e zhvilluar dje në stadiumin “Riza Lushta”, në Mitrovicë mes Dukagjinit dhe Dritës, e cila përfundoi në të mirë të skuadrës së Dritës 2:1, ka sjellë pamje jo të këndshme për futbollin kosovar.

Tifozët e Dugagjinit, si shenjë pakënqësie me rezultatin e arritur, gjatë takimit kanë dëmtuar ulëset e stadiumit të skuadrës kampione në futbollin kosovar, Trepçës’89.

Pas këtij akti të turpshëm, ka reaguar ekipi mitrovicas duke e dënuar këtë veprim nga ana e tifozëve.

“ Si e ndien veten “krenar” ai simpatizues i KF Dukagjini kur e dëmton folenë, impiantin e Kampionëve. Turp…!, thuhet në reagimin Trepçës ’89.

Si e ndien veten "krenar" ai simpatizues i KF DUKAGJINIT kur e demton folenë, impiantin e KAMPIONAVE TURP

Posted by KF Trepça '89 FC on Monday, June 5, 2017