SHPËRNDAJE

Ish-kampioni i boksit Mike Tyson foli për ngacmimet e tmerrshme seksuale që ka pësuar kur ishte fëmijë dhe që e bëri atë mjaft të ashpër në botën ku jeton.

Babai i tetë fëmijëve përshkroi se si ishte duke kaluar në rrugët e Brooklyn në moshën 7-vjeçare kur një burrë në moshë e tërhoqi nga rruga, duke abuzuar seksualisht me të.

Tyson nuk e pa më kurrë abuzuesin e tij dhe nuk i tregoi askujt, përfshi dhe policisë, për dekada me radhë me frikën se do të gjykohej. Për herë të parë për incidentin ai ka folur në një emision televiziv se çfarë ka ndodhur.

Pavarësisht se nuk ka dashur të japë shumë detaje, pasi vazhdon të mendojë se nuk beson se është diçka që duhet t’i interesojë dikujt. Tyson theksoi se ishte pikërisht ky incident që e ka bërë atë njeriun që është sot.