Manchester United i është vënë pas supersulmuesit spanjoll, Alvaro Morata, njofton Sky Sports, përcjell Klan Kosova.
Sipas lajmeve të fundit, portugezi Jose Mourinho, ka kohë që e pëlqen lojën e Alvaro Moratas dhe e ka bërë atë targetin numër një për afatin veror të këtij viti.
24 vjeçari, përkundër se ka treguar formë të mirë, asnjëherë nuk ka arritur të konkurrojë me sulmuesit e formacionit të parë të Real Madrid.
Bëhet e ditur se destinacion i preferuar i spanjollit është pikërisht Premier Liga.
Për Moratan kanë qenë të interesuar edhe ekipe të tjera angleze e italiane.