SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka konfirmuar se është duke u angazhuar që ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për futbollistët e Serie A dhe Serie B.

Kjo deklaratë vjen pasi qeveria italiane ka sjellë një “Super Green Pass” që konfirmon statusin e vaksinimit.

Është fjala për një ‘pasaportë evropiane’ që dëshmon statusin e vaksinimit, shërimin nga COVID-19 në kohët e fundit ose një test negativ brenda 48 orëve.

Gravina ka bërë kërkesë te Shoqata e Futbollistëve dhe Lega Serie A e B për t’i vaksinuar të gjithë lojtarët, transmeton Telegraf.

Sipas tij, rreth katër deri pesë për qind e lojtarëve janë të pavaksinuar ose kanë marrë një vaksinë që nuk pranohet nga shteti italian.