FC Vëllaznimi sot ka zhvilluar ndeshjen miqësore kundër kampionit, Trepçës ’89. Ekipi gjakovar mposhti skuadrën nga Mitrovica me rezultat 2:1, në lojën e cila u zhvillua në qytetin e Gjakovës.
Golat për ekipin kuqezi i shënuan Jeton Dushi dhe Egzon Gashi. Këto ndeshje kontrrolluese po shërbejnë për ta kuptuar formën e skuadrave para fillimit të edicionit të ri të garave i cili starton më 19 gusht./GazetaDirekt.