SHPËRNDAJE

Thomas Vermaelen pritet të rikthehet në kampionatin anglez Ligën Premier.

Mbrojtësi belg i cili luajti për një sezon i huazuar te Roma, pëlqehet shumë nga trajneri i Crystal Palace, Frank De Boer.

31-vjeçari pavarësisht moshës ka luajtur shumë pak që nga 2014-ta kur la Arsenalin për Barcelonën.

Gjithsesi trajneri i ri i Crystal Palace beson shumë tek eksperienca e mbrojtësit belg.

Palace ka dërguar ofertë rreth tetë milionë euro për belgun, ndërsa mediat spanjolle kanë raportuar se oferta e tyre është pranuar.

Vermaelen më parë ka luajtur në Ligën Premier me gjigantin anglez Arsenal.