SHPËRNDAJE

Revista Voetbal International përzgjedh argjentinasin Lionel Messi si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Revista prestigjioze e themeluar në vitin 1962, ka përpiluar një listë të 100 futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Në vendin e dytë pas Messit, vjen bashkëkombasi i tij argjentinas Diego Maradona, ndërsa në vendin e tretë, hollandezi Johan Cruyff.

Lista vijon me vendin e katërt që e zë braziliani Pele, ndërsa vendin e pestë Di Stefano.

Kujtojmë që në 5-shen e më të mirëve nuk është renditur Cristiano Ronaldo, i cili pak ditë më parë fitoi trofeun e Ligës së Kampioneve me Real Madridin, ku ishte protagonist me dy gola të shënuar.