SHPËRNDAJE

“Shpresojmë që nuk do t’i përsërisim gabimet e ndeshjeve të kaluara dhe që sonte të nxjerrim një rezultat pozitiv. Luajmë për fitore. Mendoj që ndeshjet e kaluara do të na ndihmojnë në këtë përballje”

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë se përfaqësuesja do të luajë për fitore në përballjen me Turqinë.

Kosova do të përballet me të përzgjedhurit e Fatih Terim, në ndeshjen eliminatore për Kupën e Botës Rusia 2018, njofton Klan Kosova.

“Disponimi është i mirë në skuadër dhe shpresoj që atmosfera në skuadër do të tregohet sonte në fushën e gjelbër, kundër një kundërshtari të jashtëzakonshëm. Mirëpo edhe ata kanë disa probleme, një atmosferë jo të mirë në klub”.

“Shpresojmë që nuk do t’i përsërisim gabimet e ndeshjeve të kaluara dhe që sonte të nxjerrim një rezultat pozitiv. Luajmë për fitore. Mendoj që ndeshjet e kaluara do të na ndihmojnë në këtë përballje”.