SHPËRNDAJE

West Ham ka shfaruar interesim që ta transferoj sulmuesin e Interit, Gabriel Barbosa.

Gabriel Barbosa pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, në formë huazimi, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Lucioano Spalletti.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, skuadra e West Hamit është shumë e interesuar që ta transferoj brazilianin, përcjell Express.

Por, West Ham frikësohet se Premierliga do ta bllokoj transferimin e Gabigolit, për shkak se ky i fundit nuk ka luajtur me Interin dhe Brazilin në sezonin e fundit

Barbosa, i cili u transferua nga Santos në Inter verën e kaluar, ka luajtur vetëm 10 ndeshje me Nerazzurrtë në Serie A dhe Kupën e Italisë.

Nëse dështon Barbosa, West Ham ka tri opsione tjera. Fjala është për Munir El Haddadi (Barcelonë), Marko Arnautoviç (Stoke) dhe Nacer Chadli (West Brom).