SHPËRNDAJE

Drejtuesit e Juventusit janë afër që ta transferojnë portierin polak, Wojciech Szczesny
Gianluigi Buffon, kapiteni i Juventusit, është në prag të pensionimit. Kjo ka shturë drejtuesit e kampionit të Italisë që ta gjejnë pasardhësin e italianit.

Sipas Tuttosport, drejtuesit e Juventusit janë afër që ta transferojnë portierin polak, Wojciech Szczesny, përcjell Express.

Reprezentuesi i Polonisë, i cili për dy sezone ka qenë i huazuar te Roma, është nën kontratë me Arsenalin.

Thuhet se Juventusi i ka ofruar Arsenalit 14-15 milionë euro për Szczesnyn, kurse këtij të fundit i ka ofruar një pagë prej 4 milionë euro në sezon.

Përveç Juventusit, ish portierin e Legia Warsaws kërkohet edhe nga Milan e Napoli.