SHPËRNDAJE

Thomas Tuchel do të jetë menaxheri i ri i Chelseat. Sipas “Bild”, Blutë e Londrës e shohin ish-trajnerin e Borussia Dortmund si zëvendësuesin ideal të Antonio Contes, transmeton IndeksOnline.

Menaxheri italian pati një sezon fantastik me Chelsean, duke fituar titullin e Premier Ligës, por gjatë kësaj vere ai pati disa polemika me drejtuesit e ekipit londinez.

Edhe pse arriti të nënshkruante një kontratë të re dy vjeçare, Conte pritet që zyrtarisht të largohet nga “Stamford Bridge” në fund të këtij sezoni të ri.

Kështu menjëherë drejtoresha e klubit, Marina Granovskaia ka gjetur zëvendësuesin, i cili do të jetë Thomas Tuchel. Gjermani është pa punë në këto momente, ndoshta ai do të ketë kohë ta mësoj gjuhën angleze deri në muajin maj të 2018-ës