SHPËRNDAJE

Futbollisti, Samir Sahiti, në edicionin e ri të garave do ta bartë fanellën e klubit kuqezi, FC Vëllaznimi. Mbrojtësi në një prononcim për Gazetën Direkt, ka thënë se ndihet tejet i vlerësuar që është pjesë e një klubi të madh siç është Vëllaznimi.

“Jam shumë i kënaqur që jam vlerësuar nga një klub kaq i madh siç është Vëllaznimi. Ndihem krenar që klubi kuqezi ka shprehur interesim për mua.

Ndihem shumë i privilegjuar që një trajner kaq i madh si ‘Mister’ Munishi ka shprehur dëshirën që të më ketë mua në skuadër. Ekziston një marrëveshje me Presidentin Gashi, ofertë kjo e cila pritet këto ditë do të konkretizohet me firmosjen e kontratës. Kësisoj besoj që këtë sezon, Vëllaznimi do garojë fuqishëm në Superligë.

Me Vëllaznimin e rikthyer gara në Ligën elitare do të jetë tejet interesante dhe e paparashikueshme”, ka thënë Sahiti.

Sezonin që lamë pas Sahiti, ishte pjesë e skuadrës së Trepçës./Gazeta Direkt.