SHPËRNDAJE

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka pranuar se ishte afër të largohej nga klubi pas incidentit me tifozët dhe e vetmja arsye që është ende këtu është për shkak të trajnerit Mikel Arteta.

Shqiptari që reprezenton Kombëtaren e Zvicrës u zëvendësua në ndeshjen ndaj Crystal Palace dhe derisa vazhdonte në zhveshtore nisi t’i përdorte fjalë fyese drejtë tifozëve, përcjellë lajmi.net.

28-vjeçari pranoi se gjithçka për të ka mbaruar, por trajneri Mikel Arteta arriti ta bind të mbetet në “Emirates”.

“Isha i befasuar. Jam person, kam emocione, gjërat me lëndojnë gjithashtu. Gjesti në drejtim të tifozëve që bëra ndoshta nuk do jetë sot”.

“Nuk u stërvita për dy ditë, duke pyetur se çfarë do ndodh. Zemra ime ishte larg këtij klubi. Fakti që jam këtu është falë trajnerit Mikel Arteta”.

“Ai me shpjegoi si ndihem dhe pse jam në këtë gjendje. Isha i gatshëm t’i tregojë motivet e mia dhe të flisja çfarë ndodhte në mendjen time”, deklaroi ai.

Pos Xhakës, Arteta gjithashtu bindi edhe Hector Bellerin që të mos largohet.