SHPËRNDAJE

 

Hector Bellerin, me shumë gjasë do të largohet nga Arsenali këtë verë, raporton CBS, me Paris Saint-Germain destinacionin kryesor për një mbrojtës të djathtë “të etur” për të lëvizur nga Anglia.

PSG ishte në kërkim të Spanjollit në vitin 2020 derisa menaxheri Mikel Arteta e ndihmoi ta bindte atë të qëndronte me Topçinjtë për një sezon tjetër, përcjell GazetaDirekt.

Arteta mund të mos jetë aq me fat këtë herë, pasi që Barcelona dhe disa klube të Serie A me sa duket kanë interes për mbrojtësin.

Arsenal thuhet se u është ofruar deri në 28.8 milion € për Bellerin rreth gjashtë muaj më parë./GazetaDirekt/