SHPËRNDAJE

Real Madrid është i përgatitur të huazojë Luka Jovic te Roma në vend të Borja Mayoral raporton, Calcio Mercato.

Ekipi italian mendohej se ishte afër përfundimit të një marrëveshjeje për Borja, por Zinedine Zidane ka vendosur ta mbajë sulmuesin në planet e tij për sezonin 2020-21, përcjell GazetaDirekt.

Madridi ende dëshiron të ruajë një marrëdhënie të fortë me Romën dhe për këtë qëllim, i kanë ofruar skuadrës italiane mundësinë për të nënshkruar Jovic në huazim deri në verën e ardhshme./GazetaDirket/