SHPËRNDAJE

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës janë përzgjedhur 19 sportistë që do të përfitojnë bursa nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për Lojërat Olimpike “TOKYO 2020”.

Listës së përfituesve i prin heroina jonë, medalja e artë në LO “RIO 2016”, xhudistja, Majlinda Kelmendi, e cila do të përfitojë nga 1 mijë dollarë për 36 muajt e ardhshëm.

Fituesja e medaljes së bronztë në Lojërat Evropiane, “Baku 2015” dhe pjesëmarrësja me normë në LO “RIO 2016”, xhudistja, Nora Gjakova, do të përfitojë nga 700 dollarë.