SHPËRNDAJE

Ekipi i Dritës, së fundmi ka shpallur listën e futbollistëve të cilët edhe më tutje do ta bartin fanellën e ekipit, bardhekaltër.

Në mesin e tyre është edhe futbollisti, Taulant Haliti, i cili ka vendosur që t’i mbetet besnik skuadrës së tij të zemrës.

Ai në një prononcim për GazetënDirekt, ka treguar arsyet se pse ka marrë këtë vendim, ani pse kishte oferta edhe nga klubet tjera.

“Marrëveshja në parim veçse është realizuar, kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për tu diskutuar.

Me klubin e Dritës, kam përjetuar tri vite më të mrekullueshme në karrierë, duke kaluar së bashku gjithçka. Nuk mund ta mohoj se këtu më pushon zemra, ndihem si në shtëpinë time të dytë.

Janë tifozët e zjarrtë “Intelektualët”, ata të cilët të motivojnë dhe të japin një emocion të papërshkrueshëm në fushë.

Nuk është e lehtë të ndahesh nga ata dhe nga klubi në përgjithësi. Duke pasur një bashkëpunim të ndërsjellët besoj që do të korrim suksese”, ka deklaruar Haliti për GazetënDirekt.

Kujtojmë se qendërmbrojtësi ka qenë futbollist kyç i skuadrës bardhekaltër, duke e shpëtuar edhe nga rënia e Supërligës ./GazetaDirekt.