SHPËRNDAJE

Trajneri francez ka mahnitur në dy vitet e tij të para me ‘Los Blancos’
Një legjendë si futbollist, në atë rrugë është duke shkuar edhe në punën si trajner.

Zinedine Zidane, në dy vite me Real Madridin ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, njëherë La Ligan, një Super Kupë të Evropës dhe një Kupë të Botës për Klube.

Duke i parë sukseset e njëpasnjëshme të tij, presidenti Florentino Perez është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të re, ku vetë Zizou do të zgjedhë se për sa kohë do të qëndrojë në stolin e Realit.

“Ne do t’ia vazhdojmë kontratën, posa ai të kthehet nga pushimet”, ka thënë Perez.

I pyetur se për sa vite do të zgjasë marrëveshja e re, ai është përgjigjur: “Derisa ai do që të qëndrojë këtu. Zidane është i lidhur ngushtë me këtë klub”, ka theksuar presidenti i ‘Los Blancos’.