SHPËRNDAJE

Basketbollisti, Dardan Berisha është rikthyer në klubin bardhekaltër , Sigal Prishtina, lajm I bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit prishtinas.

“Ashtu siç ju premtuam, KB SIGAL Prishtina nuk do të ndalet së punuari për edicionin historik 2017/2018.

Pas rikthimit të trajnerit Ahmet Kandemir dhe transferimin e dy lojtarëve të ri, Zeek Woodley dhe Keon Johnson, në radhët tona kemi rikthyer, Dardan Berishën për të cilin nuk kemi nevojë të shkruajmë më shumë.

Dardani me KB Prishtinën fitoi gjithçka çka ka për tu fituar: Tituj të Kampionit të Kosovës, Liga Ballkanike, Kupa të Kosovës dhe Superkupa të Kosovës. Tani koha është për të luftuar për synimet e radhës .Ditët në vijim ju njoftojmë edhe për disa “aderime” të tjera bombastike”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.