SHPËRNDAJE

FIFA ka shpallur listën me tre portierët kandidatë që janë në garë për të fituar çmimin ‘portieri i vitit 2017’.

Viti 2017 ka qenë i mirë në aspektin individual për shumë portieri, por në listën zyrtare të FIFA-s kanë zënë vend vetëm tre.

Kjo pasi sot (e premte), FIFA ka bërë zyrtare listën e ngushtë me tre portierët që do jenë në garë për të fituar çmimin.

Gianluigi Buffon

Sipas një video të publikuar nga faqja zyrtare e FIFA-s në Twitter, kandidatët janë portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ai i Real Madridit, Keylor Navas dhe portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer.

Manuel Neuer

Keylor Navas

Ndryshe, ndarja e çmimeve nga FIFA pritet të bëhet me datë 23 tetor.