SHPËRNDAJE

Federata Kineze e Futbollit e ka dënuar mesfushorin brazilian, Oscar, me tetë ndeshje mos-lojë.

Mesfushori brazilian bëri bujë të madhe kur pranoi në janar transferimin në Kinë te skuadra Shanghai SIPG, për një shifër prej mbi 60 milionë euro.

Ky transferim i tij doli të jetë një dështim, pasi Oscar nga ajo kohë e ka gjetur golin vetëm dy herë, teksa nuk po mund të bëj ndikim as në fushë me asistime.

Megjithatë, emri i mesfushorit brazilian u përmend shumë në fundjavën e fundit, pasi bëri gjeste të pahijshme në fushë, duke goditur me top dy kundërshtar dhe pas kësaj u krijua një përleshje masive mes futbollistëve të skuadrës së tij dhe kundërshtarëve.

Pas kësaj, Federata Kineze e Futbollit e dënoi Oscarin me tetë ndeshje mos-lojë për rolin e tij në grindjen gjatë ndeshjes së Superligës Kineze në mes të Shanghai SIPG dhe Guangzhou R & F. /Telegrafi/